FSHF ka dënuar dhunën e sotme në ndeshjen Football Republic- Teuta Durrës për Kategorinë Superiore u-19.

Në deklaratën zyrtare, FSHF kërkon nga Policia të arrestojë autorët madje e kritikon se në shumë raste nuk ka vepruar në kohë dhe i ka lënë autorët e dhunës të lirë.

Sipas saj, nuk do të lejohet që në asnjë çast të nëpërkëmbet futbolli na sjelljet e turpshme të disa prindërve të lojtarëve dhe autoriteteve që nuk veprojnë.

NJOFTIMI NGA FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal.

Dëshirojmë të theksojmë se në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë.

Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb