TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas daljes nga mbledhja e Byrosë në Kryesinë e Kuvendit, ka thënë se deputetët e opozitës nuk bënë gjë tjetër veç se mbrojtën Kushtetutën gjatë seancës parlamentare të së hënës, ku pati trazira në Kuvend për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Noka tha se Edi Rama shkeli dhe dhunoi Kushtetutën duke zgjedhur vetveten kryeprokuror.

Në funksion të këtij betimi bëmë veçse detyrën, mbrojtëm Kushtetutën. Ju e patë që u shkel dhe u dhunua nga parlamenti. Nëse do të ketë dhe një rresht në Kushtetutë për mënyrën si u zgjodh kryeprokurori do të kishte tjetër këndvështrim nga ne. Po Edi Rama zgjodhi vetveten. Deputetët e opozitës do të jenë në mbrojtje të qytetarëve. Nuk do kenë fuqi të arrijnë qëllimin e tyre,” tha Noka.

Po ashtu foli dhe një tjetër deputet i PD për të cilin kërkohet përjashtimi për 10 ditë nga parlamenti. Ervin Salianji tha se ishin deputetët e PS ata që ushtruan dhunë, madje morën dhe kartat e deputetëve opozitarë për të votuar.

Ne kemi bërë një betim për të mbrojtur Kushtetutën për mbrojtjen e interesave qytetarëve. Dhuna ëshë ushtruar nga deputetët e Partisë Socialiste, vodhën dhe kartat duke përbërë vepra penale. Tymuset që ishin aty është mënyrë simbolike për atë që Rama po i bën Shqipërisë, po i vë tymin dhe flakën,” tha Salianji.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një prononcim jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, pak pas daljes nga mbledhja e Byrosë, pohoi se vendimi për deputetët e opozitës dihet. Ai akuzoi qeverinë për sjelljen e saj.

“Deputeti që goditi deputeten e LSI, nuk u dënua, pasi ai sipas Ruçit kishte bërë autokritikë. Kjo qeveri ka e ka kaluar fazën e kometicitetit dhe është në fazën e kometicitetit dhe është në fazën e komedisë. Ne u larguam para se të nisë vendimi, pasi e dimë si do përfundojë. Në njoftimin e që na u tha, na ishte shkruar se vendimi do ishte i rëndë. Ndaj e dimë”, tha Paloka.

(e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: