SHKUP- Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas urdhrit të Prokurorisë Publike të Maqedonisë.

Dikasteri i policisë dhe Prokuroria Publike në Maqedoni kanë thënë se më vonë do të dalin detaje të tjera lidhur me arrestimin. Tashmë Çavkov ndodhet në Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.

Mësohet se policia maqedonase ka arrestuar rreth 15 persona te tjerë, të cilët ishin pjesë e dhunës në Kuvend, më 27 prill.

Burime nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kanë bërë të ditur për “rel”se policia maqedonase ka hyrë dhe në shtëpitë e deputetëve të kësaj partie, Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovskit, Sasho Vasilevskit, Zhaklina Stefanovskas dhe të tjerëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb