TIRANE- Kreu i Aleancës për KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë mbrëmjen e djeshme. Teksa ka kontaktuar me disa deputetë shqiptarë në Maqedoni, Spahiu i ka inkurajuar ata në mbështetjen që i vjen nga Shqipëria.

“Gjithë Shqipëria është me ju”, i ka thënë kreu i AK-së, deputetit Ziadin Sela i cili mbeti i plagosur nga dhuna në Parlament.

Teksa theksoi se “nuk ka Maqedoni pa shqiptarët shtetformues dhe të barabartë”, Spahiu shprehu edhe urime për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit.

“Dënojmë dhunën në Parlamentin e Maqedonisë. Ultra-Nacionalizmi po destabilizon Maqedonine. Ju inkurajojmë dhe ju themi se gjithë Shqipëria është me ju. Shqiptarët janë partnerë të Washingtonit dhe Brukselit. S’ka Maqedoni pa shqiptarët shtetformues dhe të barabartë”, u shpreh Spahiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb