Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka folur mbi një vendim të Prokurorisë së Tiranës që e ka cilësuar “skandaloz” pasi ka pushuar hetimet në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga policia në protestat kundër rritjes së çmimit të naftës.

Vasili ka bërë me dije se Prokuroria ka vendosur të pushojë ccështjen sepse nuk ka parë dhunë në pamjet e publikuara.

Deputeti i PL tha se dhuna ndaj qytetarëve ishte kafshërore, ndërsa “drejtusit e pacipë” të Policisë tregonin kujdes gjatë ushtrimit të dhunës për shkak të pranisë së mediave.

Vasili i bëri thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë të marrë urgjentisht këtë dosje dhe t shqyrtojë deri në fund kundër atyre që kanë rrëmbyer Prokurorinë.

Deklarata e plotë: 

Sot Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin e turpshëm dhe skandaloz të pushimit të hetimeve lidhur me denoncimin e bërë nga ana jonë për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët.

Është e qartë për të gjithë që shteti policor është vendosur mbi prokurorinë ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prokuroria të kërkonte zbatimin deri në fund të ligjit dhe të mbronte qytetarët.

Të nderuar qytetarë po ju paraqis një prej videove të cilat u dorëzuan në prokurori e që tregon qartë dhunën kafshërore të individëve të paidentifikuar në shërbim të qëndrimit kriminal të policisë, gjithashtu ju duhet të shikoni sesi vetë policia përpiqet në mënyrë mafioze të fshehë dhunën kur thotë ‘Kujdes se ka gazetarë dhe media’.

Këtë dhunë të tmerrshme të evidentuar qartë edhe nga mediat shqiptare, prokuroria e Tiranës jo vetëm nuk e heton por e rëndon aq shumë situatën e saj saqe guxon dhe ta mbyllë.

Prokuroria arrin deri aty, saqë këto veprime t’i quajë normale gjithashtu mbyll sytë edhe para individëve të paidentifikuar që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve duke pasur armë zjarr në brez.

Sjellja e prokurorisë është flagrante është në shkelje shumë të rëndë të ligjit, po aq sa policia që ka ushtruar dhunën.

Ndaj, i kërkoj sot publikisht Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit Tiranës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje, të vihen në shërbim të ligjit dhe qyetarëve për të hequr këtë damkë turpi që u vendos mbi prokurorinë duke mbrojtur dhunën kriminale të evidentuar qartë e të konsumur publikisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: