Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për çështjen e Teatrit Kombëtar, si për ekspertizën e godinës ashtu dhe për dhunën e ushtruar nga policia të pretenduar nga personat e arrestuar.

Burime zyrtare bënë me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.05.2020.

Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe ne lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si te ushtruar nga punonjësit e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb