TIRANE- Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës, si dhe sjelljen e deputetëve të PD dhe LSI në sallën e seancave plenare, po ku votohej për Prokurorin e ri të Përgjithshëm të përkohshëm. Përmes një reagimi për mediat, delegacioni i BE-së dënon dhunën në protestat e djeshme benda dhe jashtë ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb