PUKA

Tërbuni ka rënë nga kategoria e parë pas dhunës së shkaktuar një ditë më parë në Pukë ndaj Egnatias.

Ndërkohë edhe dy zyrtarë të tjerë janë dënuar për dhunën e shkaktuar mes të cilëve Dritan dhe Mark Frroku si dhe Alfons Gjergji.

Tërbuni ishte në luftë për mbijetesë por tashmë me mospërmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për kërë sezon dhe zbret një kategori më poshtë.

NJOFTIMI NGA FSHF

  1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
  2. Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  3. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  4. Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb