Kanë vijuar tensionet në selinë e Partisë Demokratike. Rolan Bejko në një deklaratë për gazetarin Osman Stafa tha se është e pafalshme dhuna që u përdor ndaj tij.

Ai u shpreh se kryetari i partisë duhet të zgjidhej me votë dhe jo me turmë. Bejko po ashtu tha se ish-kryeministri Sali Berisha ishte ai që shkaktoi këtë situatë të tensionuar.

‘Të arrijnë ata të më thonë mua spiun i Ramës kjo është e patolerueshme. Kam parë të tjerë që kanë qenë në këto situata. Kam parë të gjithë plejadën e intelektualëve të PD. Nuk di si ndihet sot Genc Pollo kur sheh këto pamje. Nuk e di si ndjehet Tritan Shehu. Nuk di se si ndjehen demokratët kur shohin se ne nuk na lejojnë të futemi në seli. Kemi një turmë që është emocionel dhe ka një ngarkesë negative ndaj të gjithë atyre që janë kundër Berishë. Ky është përfundimi i të gjithë retorikës së Berishës. Ai e çoi në një situatë dhunë atë që nuk e bëri dot si puç institucional për të marrë partinë tani po e bën me dhunë. Berisha me të gjithë ata që janë në krahun e tij duhet ta menaxhojnë situatë që të paktën të mos ketë viktima.  Qofsha unë viktima e fundit e kësaj dhunë. Unë nuk dua që situata të ndjehet e provokuar. Kam parë fytyra të njohura…si mund të qëllohet një njeri që hyn në parti…Kjo ndodh se PD asnjëherë në 31 vjet nuk ka ditur të bashkëjetojë në diversitet, po mendove ndryshe je armik…Unë gjithmonë kam qenë kundër zotit Berisha…Ai do të izoloje dhe të ardhmen…Unë nuk kam asnjë motiv personal ndaj zotit Berisha, por unë kështu e kam gjykuar…Por jo të qëllohem unë nga mbështetës demokratë…Lufta bëhet vetëm për pushtetin e oligarkisë së PD, Berisha është koka e oligarkisë së PD dhe bën luftë për të marrë PD , tha Bejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb