Tirana është përballur mbrëmjen e kaluar me skena të pazakonta teksa tifozët italianë dhe ata holandezë kanë shkaktuar dhunë dhe janë përplasur me policinë.

Ata kanë thyer shishe dhe kanë shkatërruar disa ambiente, duke plagosur madje dhe një qytetar nga Tirana. Policia fillimisht është përpjekur vetëm të ruajë rendin, por më pas ka ndërhyrë duke iu kundërpërgjigjur dhunës dhe ndaluar disa tifozë.

Në videon e mëposhtme shihet një nga momentet e dhunës nga tifozët e Feyenoord Rotterdam, ekipi finalist holandez i cili ndeshet me Romën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb