Shoqëria civile ka paralajmëruar sot një protestë kundër dhunës policore të ushtruar ndaj qytetarëve. Shkak i protestës janë bërë rastet e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ku punonjës policie ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve.

Mësohet se tubimi do të mbahet te pedonajla, fare pranë Ministrisë së Brendshme. Tri rastet e dhunës janë shënuar brenda pak ditësh. Rasti i parë ndodhi në kryeqytet, ku dy efektivë të Policisë Rrugore u konfliktuan verbalisht dhe fizikisht me një drejtuese mjeti. Ndërkohë, në Kavajë 3 efektivë policie dhunuan një qytetar.

Rasti më i fundit ishte në Korçë, ku dy policë në prani të nëndrejtorit të komisariatit, ushtruan dhunë ndaj një 33-vjeçari.

(ar.sh/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: