Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka vijuar sulmet ndaj opozitës, e cila ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Në një mesazh në “Instagram”, Braçe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë më 30 qershor dhe të mos gënjehen nga opozitarët.

“Shihi edhe nje here, nje nga nje! Kujtohu, mendo se si i njeh, si i ke takuar heren e pare, shihi sot e krahasoji, shquaj ndryshimin, fizik, moral e pasuror, kthehu tek familja jote e shih nje per nje jo vetem njerezit e tu por gjithe cke bere me nder e djerse! Ndaj #TIJEPIFUND! #VOTONE30QERSHOR!”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë:

Ku ndodh kjo? Kam qysh ne vitin 1996 ne zgjedhje;
#BETEJAPERTEVOTUAR merr kohen me te madhe ne cdo pale zgjedhje; E ka emrin ne liste apo jo, e ka ne qendren e tij te votimit apo e cuan kund tjeter, po familja a e ka emrin ne lista, eshte ne nje liste apo ne disa, ka certifikate dhe a lejohet per te votuar, e beri gishtin me boje apo boja del, i vajti kush ne shtepi me leke apo jo, ai drejtori po bredh fshat me fshat me cante me leke naten dhe duhet ta zeme, i kaloi ne provim ai drejtori tjeter djalin e vajzen e atij, a ja ndryshoi voten, ja dha tapine e tokes dhe e beri per vete, se le te votoj dhe e ka mbyllur ne shtepi, e rrahu dhe se la te votonte kund, e nxorri fleten e votimit jashte qendres se votimit dhe a nisi karruseli manipulues apo jo, ka dale Xhiku prej burgu dhe me makinen e policise e kane sjelle ne lagje te votoje e bej vota per nje leje burgu, e lexoi mire fleten e votimit apo jo, e numeroi se ne monitor su duk etj etj. I njejti film! E njejta histori! #PUSHTETPAVOTA ESHTE QELLIMI!

Kane qe nga 1 janari qe po bejne betejen e jetes per te mos lejuar ty-njeriun e zakonshem #TEVOTOSH! Nga fillimi ne fund duan vec kaq, #TENDALOJNETEVOTOSH!
E nisen me daten, e caktuan ne mes te veres-te nxehtit dhe plazhit, e bene qe ti te mos votosh, ne mes te fushates ne bujqesi, e bene qe ti te mos votosh, ne mes te sezonit edhe te punes sezonale rreth e rrotull nesh, e bene qe ti te mos votosh! Por kaq, serish nuk eshte gje para tjetres; Dhunes barbare shperthyer prej tre muajsh, me benzine e zjarr, kudo, e bejne qe ti te trembesh e te mos votosh!

Prej 10 ditesh kane nxjerre neper tv figura here te fryra nga rakia, here nga botoksi e heren e fundit nga urrejtja; Bejne si mendjemadhe, te pavarur, bashkohen si pjeshka hormonale #metoo me njeri tjetrin dhe dhunojne ekran me ekran, e bejne qe ti te mos votosh!

Shihi edhe nje here, nje nga nje! Kujtohu, mendo se si i njeh, si i ke takuar heren e pare, shihi sot e krahasoji, shquaj ndryshimin, fizik, moral e pasuror, kthehu tek familja jote e shih nje per nje jo vetem njerezit e tu por gjithe cke bere me nder e djerse! Ndaj #TIJEPIFUND! #VOTONE30QERSHOR! Ty dhe voten tende presin!

Bracee
Bracee

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb