Një 43-vjeçare në Australi e cila i mori jetën qëllimisht bashkëshortit të saj 68-vjeçar duke helmuar biskotat që kishte gatuar është dënuar me burg përjetë.

Rebecca Payne u shpreh në gjykatë se u nxit për shkak se përgjatë viteve u përball me dhunë dhe abuzim nga i shoqi, Noel Payne, aq sa në fund të vitit 2020 vendosi të ndërmerrte aktin ekstrem.

Në 1 shtator të vitit 2020 ajo planifikoi vrasjen duke shtuar një dozë helmi në biskotat që poqi dhe më pas ia ofroi bashkëshortit Noel, i cili më pas ndërroi jetë në gjumë.

Pasi konfirmoi se 68-vjeçari kishte vdekur, ajo futi trupin e pajetë në një frigorifer të cilin u përpoq ta largonte duke e tërhequr në oborr, por më pas u zbulua nga fqinji i saj që e raportoi ngjarjen në polici.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: