Martesa e një çifti shqiptar, emigrant në Itali, ka përfunduar me divorc pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të tyre. Por 41-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të partneres së tij, ndërsa jo pak raste ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e lënë të plagosur lehtë, si dhe ka abuzuar seksualisht.

Mediat italiane shkruajnë se në fund të muajit maj, e reja shqiptare është paraqitur pranë komisariatit të Gallarate, duke denoncuar dhunën e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo ka dëshmuar se edhe pas daljes së divorcit, ai nuk ka pranuar që të dalë nga banesa, duke e dhunuar fizikisht dhe seksualisht atë. Po ashtu ajo ka pohuar se ai nuk ka paguar as shumën e përcaktuara nga gjykata për kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur.

Pas një hetimi nga policia, akuzat e saj kanë rezultuar të vërteta, çka i ka kushtuar atij arrestimin e menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb