VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje, ndërsa njërit prej tyre i është gjendur edhe një armë në banesë. Kështu në pranga ka përfunduar shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30-vjeçare, për motive të dobëta.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë. Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës 30-vjeçare për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” në ngarkim të shtetasit A.D.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb