Dhunë në familje në Kavajë. Një çift bashkëshortesh kanë dhunuar vëllanë e kryefamiljarit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe, burrë e grua, pasi akuzohen se kanë dhunuar shtetasin me inicialet R.B.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit).”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb