Policia e Fierit ka vënë në pranga disa persona, të cilët akuzon për vepra të ndryshme penale. Në flagrancë është arrestuar shtetasi me inicialet Y. R., 41 vjeç, banues në Kashishtë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu në pranga ka rënë, shtetasi me inicialet R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit:

K., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vetëgjyqësia” pasi ka tentuar të vëri në punë një fabrikë pa marrëveshje me bankën, në të cilën është bashkëpronar me bankën.

M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Ç., 52 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marrë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: