Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të uniformave blu, katër prej të arrestuarve janë nën akuzën e dhunës në familje.

Konkretisht, në pranga ka rënë shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasi B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij,  shtetasi E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij), si dhe shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb