Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është deklaruar në lidhje me mundësinë për të pasur episode dhune gjatë protestës që është lajmëruar nga opozita për datën 6 dhjetor.

“Punonjësit trajnohen për zgjidhje profesionale, nuk është hera e parë që vendosim perimetra të tillë sigurie. Policia garanton protestën jashtë perimetrit. Janë marrë masat e është përgatitur gjithçka për mbarëvajtjen.

Nuk kemi pse nxisim dhunë kur nuk kemi asnjë deklaratë për diçka të tillë.

Nuk është në interesin e Shqipërisë të kemi episode të tilla.

Në si Polici nuk kemi deklarata për dhunë”, u shpreh Rrumbullaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb