Detaje të reja janë zbardhur mbi rastin e Joyce Aoko, 22-vjeçares nga Kenia e cila u rrah barbarisht dhe përfundoi në koma, gjendje në të cilën ndodhet edhe sot në Spitalin e Traumës.

E ftuar në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, gazetarja e kronikës Glidona Daci, ka zbuluar se dëshmitë në lidhje me ngjarjen kanë nisur të mblidhen shumë vonë, me rojën e hostelit që është marrë në pyetje vetëm pak ditë më parë.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se në cilësinë e provave nuk janë marrë një shishe alkoli e gjetur në dhomë, një bidon uji e gjetur në derën e dhomës dhe rrobat e vajzës të gjetura në një pemë.

“Disa muaj pas ngjarjes, Policia është kthyer në vendngjarje për të kryer eksperiment për të zbuluar nëse është hedhur apo vetëvrarë.

Dyshimet për persona të tjerë që mund të kishin hyrë në Hostel janë shtuar së fundmi. Dikush që e ka njohur vajzën dhe dinte oraret e saj sepse ajo ka shkuar në dhomë dhe është ndërruar.

Nuk ka rënë nga dritarja e dhomës së gjumit sepse kanë qenë të mbyllura.
Dyshimet nisën nga vendi ku ra trupi, është e pamundur që në rrugicën ku është gjetur të binte nga dritarja e dhomës së gjumit. Mundësia e vetme është të ketë rënë nga kati i 3 nga dritarja e kuzhinës.

Dëshmitë e personave kyç, siç është roja i hostelit është marrë vetëm 5 apo 6 ditë më parë, sepse është personi kush hyn apo del në hostel. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë hyrë me dikë tjetër. Dëshmitë e shoqeve të saj janë kontradiktore. Një herë thotë shkova në dhomë dhe nuk e pash ndërsa nënës së saj i thotë kontrollova rrugën dhe nuk e gjeta.
Policia e prokuroria po kontrollojnë për gjurmë të reja gishtash. Është gjetur një shishe alkool, një bidon ujë në derë, rrobat e saj në një pemë, ngrenë dyshim mbi hetimet dhe si janë kryer deri tani. Dyshoj se gjithçka u nxit pasi çështja u bë mediatike.
Nuk besoj se ka dëshirë për të fshehur ngjarjen.
Por kur ngjarja doli në media, media bën presionin e saj. Është shumë vonë të kërkosh të mbledhësh prova tani pas 3 muajsh.

Ka dyshime për një person që e ka shoqëruar nga kazionoja në Hostel, Një nga vajzat thotë se ishim në makinë me shoferin dhe një vajzë tjetër, ndërsa shoferi thotë nuk ishte në makinë me mua.
Është një person që është deri diku më i dyshuar edhe për njohjen me vajzën, janë sekuestruar tabulatate telefonike për të parë me kë komunikonte më shpesh vajza”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb