Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me dhunimin barbar të 22-vjeçares nga Kenia, që punonte në një kazino në Tiranë.

Teksa autori ngelet ende anonim, Lala përmes një mesazhi në ‘Facebook’, thekson se policia nuk thënë asgjë në reagimin e saj.

Lala ka parashtruar disa pyetje, mes të cilave është; se kush është bosi i kazinos, ndërsa paralajmëron se në lojë është vënë në dispozicion para e madhe.

REAGIMI I LALËS
Nje vajze nga Kenia eshte dhunuar ne menyre barbare 3 muaj me pare ne Tirane. Lajmi eshte mesuar vetem pak dite me pare dhe policia u njoftua me nje reagim qe ne thelb nuk thoshte asgjë.
Fakt eshte qe e reja punonte ne nje kazino. Policia nuk ka bere publike se ne cilen kazino ishte punesuar vajza nga Kenia, ne ckushte punonte ajo? Kush eshte bosi i kazinose? A po ndikon ai qe ceshtja te mbyllet? Cfare dinte vajza qe e dhunuan? Pyetje qe kerkojne pergjigje…
A do mundet policia ta zbardhe kete ngjarje? Mbetet per tu pare. Sepse ne loje eshte para e madhe…
Une po hetoj rreth bosit te kazinose.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb