Rikthehet sërish çështja e të resë keniane që u dhunua barbarisht në kryeqytet, çka i solli dëmtime të rënda dhe përfundoi në gjendje kome.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy Aoko, një vajze e re nga Kenia, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë.

Grupi hetimor ka rindërtuar vendin e ngjarjes që të mund të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja që u mbajt e fshehtë për disa muaj.

Ndërkohë në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotel Flower janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.

Vajza është larguar pas muajsh qëndrimi në spitalin e Traumës drejt vendit të saj. Policia e prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet, por akoma logimet me internetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: