Kandidati i LSI Berat, Ardit Çela i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës në News24 ka komentuar ngjarjen e djeshme në Poliçan ku u dhunua anëtari i LSI, Luan Tare.

Dyshohet se Tare u dhunua nga nipi dhe vëllaii i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj teksa Çela i paralajmëron se përgjigjen do e marrin menjëherë pas 25 prillit.

Çela thotë se prej muajsh Tare kërcënohej të linte LSI, madje dhe kur e kanë dhunuar i kanë përmendur LSI-në, ndërkohë shton se punonjësit e qendrës shëndetësore nuk i dhanë as ambulancë Luan Tares, por më pas ai u dërgua drejt Tiranës.

”Fushata ka ecur me ritme të kënaqshme për LSI, kemi pasur komunikim shumë të mirë në Berat, kemi qenë në çdo cep, në Skrapar, Poliçan, Kuçovë, Berat, gjithë qendrat e votimit ,qytetarë, të rinj, punonjës administrate, kemi bërë prezantimin e programit. Kemi bërë një fushatë të shkëlqyer, një pritje të jashtëzakonhsm,.e Një fushatë model, ku prezantuam zgjidhjet tona për Beratin. Do të jenë 3 mandate në Berat për LSI dhe forcë e parë në çdo qendër votimit.Fola për ekipin e LSI, për programin dhe komunikimin me qytetarët. Kjo s’dmunt të thuhet  se ka ndodhur me Rilindjen, që po lënë pushtetin. Dje ndodhi një atk kriminal në Poliçan, që qëlluan Luan Tare me sende të forta prej 15 vetash, këto janë deklarimet në OPGJ të Poliçanit. Akti  pabesë, që do ndëshkohet pas 25 prillit.

Në deklarimet e Tares, nipi i kryebashkiakut dhe vëllai e goditën, në kokë, trup, pjesë të trupit duke i sjellë probleme për shëndetin, çka solli edhe

As ambulancë nuk i dhanë punonjësit e qendrës shëndetësore. Më pas u nis drejt Tiranës. Akt kriminal i pabesë, që tregon fytyrn e Rilindjes në Poliçan por gjithë Shqipërisë. Shpreh nervozizmin e Rilindjes, synon të kërcënojnë militantët apo qytetarët që mendojnë ndryshe. Është e kot.

Banditët do e marrin përgjigjen, ftoj Prokurorinë t’i arrestojë. Në deklarimet e z.Tare dhënë përpara organeve ligjzbatuese është e qartë që prej muajsh e kërcënonin të linte LSI, dhe kur u godit i është përmendur LSI. Primitiv, tribal. Por përgjigjen e marrin më 25 prill.

Dita e votimit do jetë festë. Qytetarët do marrin masivisht. Mezi presin që qeveria të iki, vetë socialistët mezi presin të iki Rilindja. Shqipëria do të çlirohet nga kjo bandë që ka kapur dhe PS. 25 prilli do të jet ë referendum, shqiptarëtt do të marrin masivisht pjesë në zgjedhje.”- tha Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb