Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas dhunës barbare të ushtruar mbi avokatin 39-vjeçar Marjel Mejdini paraditen e sotme në qytetin e Sarandës i cili njëkohësisht është edhe aktivist i PD.

Me një postim në facebook Zhupa u ka bërë thirrje autoriteteve dhe policisë që të hetojnë ngjarjen duke vënë para drejtësisë autorët. Sipas Zhupës vendi qeveria është në shërbim të krimit dhe policia garantë e tij.

Postimi i plotë në Facebook
Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.
Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.
I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.
Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.
Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!

Zhupa
Zhupa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb