TIRANË-Politikani i djathtë Tritan Shehu ka reaguar sot lidhur me rastin e dhunimit të drejtorit të Spitalit të Shkodrës nga një deputet i mazhorancës. Në një prononcim për mediat Shehu shprehet se është shqetësues fakti që drejtori u dorëhoq në heshtje. “Flitet për një agresion ndaj Shpëtim Ymerit dhe për më keq për këtë akuzohet një deputet i qarkut. Ymeri ka dhënë dorëheqjen pa shpjegime dhe kjo është shqetësuese”- është shprehur Shehu.

Rasti i dhunimit të drejtorit të Spitalit të Shkodrës u bë publik nga ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë seancës së djeshme plenare. Topalli u shpreh se një deputet i rilindjes ka shkuar në Spitalin e Shkodrës në zyrën e drejtorit dhe pasi i ka kërkuar 20 vende pune dhe 2 tendera dhe drejtori ka refuzuar, është agresuar me grushte në zyrën e tij. Vetëm pak orë më vonë drejtori i Spitalit të qytetit të Shkodrës dha dorëheqjen.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: