TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot thirrjet dhe ultimatumet drejtuar policisë së Fierit për të vënë në pranga autorin sipas tij të sulmit fizik ndaj dy vajzave binjake, vetëm se morën pjesë në protestën e 18 shkurtit.

Në një lidhje direkte për ‘Tonight’ të Ilva Tares nga ‘çadra e lirisë’, Basha tha se policia mbron kriminelët.

“Pasoja ligjore, politike, pasojat e mosbindjes civile. E paligjshme është kur policia mbron kriminelin, kur shteti, qeveria, Kryeministri shkel Kushtetutën, ligjet. Kur policia bëhet njësh me banditin, atëherë qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Kjo nuk është më qeveri e ligjshme por tirani. Tiranitë përballen me vullnetin e qytetarëve. Thirrja ime për ata oficerë të ndershëm të policisë është të zbatojnë ligjin. Sot nuk po zbatojnë ligjin me urdhër politik. Njihet agresori, dihet që është porositur politikisht. Siç u porosit personi që dhunoi Spahiun, ashtu dhe aktivistët e PS për të bërë diversionin me protestuesit e Zharrzës. Provokime nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: