Reagime të ashpra ka shkaktuar keqtrajtimi i të moshuarës që ndodhej e shtruar në qendrën e kujdesit të të moshuarve në Pejë, që u dhunua nga dy infermiere. Ndonëse tre persona tashmë ndodhen pas hekurave, siç duket ky nuk ka qenë një rast i izoluar.

Dorian Juniku, prokuror i Prokurorisë së Pejës, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informacione se në këtë Qendër mund të ketë raste të tjera të dhunës, përveç asaj që u raportua gjatë ditës së djeshme.

Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.
“Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti. Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Për këtë rast janë arrestuar tre persona. Aurona Pelaj, e dyshuara kryesore e cila shihet në video derisa e godet gruan e moshuar, në polici ka deklaruar se ka qenë duke u vetëmbrojtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb