Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj dy të rinjve  shqiptarë në Serbi, të cilët u goditën për shkak se flisnin mes tyre në gjuhën amtare.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”  ka publikuar foton e Çlirim Malokut, i cili është në gjendje kritike për jetën për shkak të goditjeve.

19-vjeçari punonte si bukëpjekës, ndërsa dëmtime ka marrë në pjesën e kafkës. Për ish-kryeministrin, ky është një akt racist i ushtruar ndaj të rinjve, të cilët thjesht po flisnin në gjuhën e nenës.

“Nje akt dhune raciste e denueshme!Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip! Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende. Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar. Sb”, shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb