TIRANE– Një 23-vjeçare nga Tirana ka marrë urdhër-mbrojtje nga policia, pasi dhunohej vazhdimisht nga ish i dashuri.

Burime zyrtare bënë me dije se më datë 29 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen me inicialet A.H, e cila akuzon shtetasin me inicialet A.L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: