Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24, rikthehet historia tronditëse e 10-vjeçarit, i cili ishte vetëdorëzuar në organet e policisë, për shkak të dhunës nga e ëma dhe njerku.

Në një rrëfim të dytë të ngjarjes, pas emisionit të parë, i cili u zhvillua në 8 qershor te vitit 2020, daja i fëmijës rrëfeu shqetësimin lidhur me situatën që po kalon i mituri.

Po çfarë ka ndodhur me familjarët e 10-vjeçarit dhe si janë përgjigjur ata lidhur me rikthimin e tij në familje? A do të mund të rikthehet 10-vjeçari pranë nënës së tij, të cilën e ka akuzuar për dhunë dhe detyrim për dalje në rrugë për të lypur.

Më poshtë, ju ftojmë të lexoni rrëfimet në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti:
Xhaxhai i 10-vjeçarit: Pas emisionit bashkëjetuesi i nënës është larguar nga banesa, pas kësaj vajza e madhe e familjes se 10-vjeçarit u kthye në shtëpi për të mësuar çfarë ka ndodhur por aty është përballur me nënën dhe është larguar edhe ka ardhur te banesa ime. Ajo ka qenë e dhunuar më parë edhe vet nga nëna, edhe ka kaluar pak a shumë të njëjtën situatë. Morëm informacion që djali kishte ardhur në qytet e kishin sjellë për ballafaqim me nënën dhe ai nuk kishte pranuar ta takonte. Djali ka kryer vetëm dy klasë shkollë, ai është 8-vjeç edhe nuk di ende emrin e tij ta shkruaj apo ta lexojë.

Daja i 10-vjecarit: Unë jam shumë i shqetësuar për djalin, nuk di çfarë të them për të, por nuk kam as mundësi ekonomike që ta marr e të kujdesem për të. Ai fëmijë ka plagë të thella dhe ka nevojë për përkujdesje të gjatë në kohë, ai ka nevojë të shkollohet, unë di që ai ka qenë në shkollë po e ka ndërpre. Nëse ma japin të drejtën dua ta shkolloj. Unë jam kushëriri i parë i nënës së 10-vjecarit, pasi ndodhi emisioni pata një komunikim me nënën por më tha mos i hy këtij muhabeti.

Administratori i pallatit i cili ka strehuar 10-vjecarin: Dy çunat e mi e kanë mbajtur edhe kur shkuan ta çojnë te nëna ajo më pohoi që do të lajmëroj policinë, edhe nxori thikën. Para pesë muajsh ajo ka bërë një veprim të pahijshëm, duke marr drutë e familjeve të tjera. Ajo është një femër e cila nuk mund të mbahet në pallat e as në shtëpi. Ajo është një person problematik, ajo ka sjell vetëm shqetësime. Djali nuk kishte as të hante, ajo as nuk e ushqente. Fëmija nuk ishte një person problematik, asnjë nuk është ankuar për të. Ajo nuk vuan nga shëndeti mendor ajo është natyrë agresive. Ajo trillon dhe shprehet sikur është police por nuk vesh uniformë, trillon histori. Para se të shkonte në polici nuk e kam takuar djalin, por më parë çunat e mi e kanë mbajtur në familje. Para tre ditësh kam shkuar në Tropojë ta takoj nënën e vet por nuk e gjeta.

Motra e 10-vjeçarit: Edhe unë jam dhunuar, që kur ka vdekur babi ajo sillte këdo që gjente në rrugë në shtëpi. Nuk guxova kurrë ta denoncoja sepse ajo kishte dikë në polici që e mbronte. Unë sa erdha u ngjita te shtëpia, kur vajta te shtëpia më tha që e kam çuar te halla vëllain. Çdo gjë që thuhet për të çdo gjë është e vërtetë. Ajo vetëm pardje më dëboi nga shtëpia, motra e vogël më flet por motra tjetër nuk më flet, ajo është trajnuar si mami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb