Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” po trajtohet ngjarja e 16-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht, vetëm 100 metra nga banesa e tij.

Dy vëllezër dhe çuni i xhaxhait të tyre, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, goditën dhe dhunuan me mjete të forta 16-vjeçarin. 16-vjeçari rrëfen se motra e tij rreth 34 vjeç kishte shkuar të mblidhte bimë medicinale në livadhet që ndodhen shumë afër banesës.

Kur po kthehej për në shtëpi, në rrugë disa çuna i marrin bimët, ajo shkon në shtëpi e frikësuar dhe i rrëfen familjes gjithçka. Aty nis e gjithë ngjarja, vëllai i vogël i 34-vjeçares shkon për te vendi i ngjarjes, aty dhunohet barbarisht nga tre persona.

Po çfarë ndodhi me familjarët e 16-vjeçarit dhe si u zhvillua ngjarja pas gjithë kësaj ndodhie, ju ftoj të ndiqni këtë rrëfim të dhimbshëm.

Motra e 16-vjecarit të dhunuar: Motra ime kishte shkuar për të mbledhur bimë medicinale pasi këtë gjë e bënë prej katër vitesh. Mirpo kur ajo po kthehej nga livadhet para i dalin katër çuna që ishin mbi 30 vjeç, të cilët i morën bimët edhe e plasën në tokë. Ajo gjithmonë mblidhte bimë mirpo atë ditë nuk e kuptuam çfarë patën ata katër çuna të cilët dy prej tyre janë vëllezër dhe komshinj tanët. Motra erdhi në shtëpi duke qardhe kërkoi ndihmë pasi ata ja kishin marr të gjitha. Ne dëgjuam motrën duke bërtitur edhe shkuam në vendngjarje. Dy vëllezërit e mi edhe unë shkuam menjëherë, por jo për të krijuar një situatë sherri dhe rrahje barabre ndaj vëllait.

Kur shkova unë aty ishte nëna e dy vëllezërve, unë i drejtohem nënës edhe i them nëse motra ime ka mbledhur bimë medicinale në livadhet tuaja, mund të vinit në familje dhe ti kërkonit babait tonë të drejtën. Aty  njëri nga cunat u çuan në këmbë dhe tha unë, sepse ajo ka mbledhur lule në livadhet e mia. Unë atë moment u shtyva nga ai, edhe aty hyri vellai dhe i tha mos ma prek motrën se të mbys. Aty u godit vëllai nga ata barbarisht. Njëri nga ata po bisedonte me vëllain e madh. Këta ishin katër persona që ishin kushërinj të parë. U përfshin tre persona, por edhe vëllai i madh u godit, nëna e atyre dy çunave tentonte ti hiqte ata nga sherri. Unë dhe motra u larguam pak më tutje.

Vëllai u vetmbrojt duke tërhequr vëllain e vogël, por trupi ishte mbuluar në gjak, edhe trupi im u mbulua në gjak. Ata pastaj filluan të gjuanin motrën se ne morëm vëllain edhe ikëm direkt në spital edhe në polici. Vëllai u shtrua në spital. Ne kemi një pjesë të tokës e marr me qera, aty edhe ata kanë parcelat e tyre. Mirëpo ne e kemi pyetur motrën, por ajo ka pohuar se nuk ka hyrë kurr te livadhet e atyre. Por aty në atë ngjarje u agravuan gjërat dhe situata doli nga kontrolli. Vëllai qëndroi disa ditë në spital, pastaj e nxorrën nga spitali. Fletë dalja është bërë për 12- muaj qëndrim jashtê punës. Ata kanë tentuar të vijnë në banesë edhe të kërkojnë pak a shumë falje.

Por nëna e tyre hyri për të eleminuar sherrin edhe ajo është rrëzuar përtokë. Ata kanë kërkuar që ne  të heqim dorë nga denoncimi. Jemi thirrur nga policia kemi deklaruar. Mund të them se edhe sikur të kishte hyrë motra në livadhe nuk mund ta dhunonin vëllain ashtu në atë gjendje. Nëna e tyre ka shkuar dhe ka denoncuar se vëllai e ka goditur, por nuk është e vërtetë. Jemi përballur në spital sepse nëna e dy vëllezërve ka qenë shtruar në spital. Një ditë erdhi njëri nga familjarët e atyre në spital te vëllai dhe e pyeti sesi ishte nga gjëndja shëndetësore. Ne nuk mund ti falim pa tërhequr ata denoncimin e rremë që kanë bërë. Aty edhe motra është dhunuar nga këmba, nga goditja me ristela. Ne kërkuam një rekomandim për ti bërë një skaner por nuk e bënë.As spitali që qëndroi shtruar nuk ja bëri. Unë dua të zbardhet e vërteta edhe të dali se kush e ka goditur atë nënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb