Policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh pranë ish-sheshit “Shqiponja”.

Policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative.

Uniformat blu të kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes duke ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore të Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb