Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku ky i fundit ka dënuar ngjarjen.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Anxhela, është përndjekur dhe dhunuar pasi ishte pjesë e paradës së fundit të lezbikeve në Tiranë. Mes të tjerash ky institucion i bën thirrje policisë që të identifikojë dhe të vërë para përgjegjësitë autorët.

“✅Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri??️.
✅Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës.
✅Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore.”, thuhet në reagimin e Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb