TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuarnë flagrancë, këtë të dielë kreun e Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka dhunuar dy persona.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, “është vënë në pranga Florenc Hoxha, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, sepse më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë”.

GODITET ME LEVE TRUPROJA I HOXHES
Ndwrkohë, Të afërmit e truprojës së Florenc Hoxhës kanë deklaruar se në incidentin ku u përfshi kreu i INUV, ishte dhe Fation Dani, i cili mbeti i plagosur rëndë. Familjarët e Danit kanë treguar se gjatë sherrit, ai u godit me lëvë në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në reaminacionin e Spitalit të Traumës, në gjendje kritike për jetën. Sipas tyre, ai duhet të nënshtrohet një operacioni kirurgjikal, pasi ka marrë dëmtime në kafkë. Nga ana tjetër, ata theksuan se emri i Fation Danit nuk u përfshi në komunikatën e policisë.

“Fationi ndërhyri të shmangë grindjen, u godit me levë dhe është rëndë. Ishte me Florenc Hoxhën, kur u konfliktua. Sherri nisi me Hoxhën.”, thanë të afërmit e Danit. Gjendja kritike e Fation Danit është konfirmuar dhe nga vetë bluzat e bardha pranë Spitalit të Traumës. Sipas tyre, Dani ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ka dëmtime në kafkë.

KASO: POLICIA E SHTETI FSHEHU NGJARJEN, MBRON AGRESORËT
I menjëhershëm ka qenë reagimi i avokatit të kreut të INUV, Florenc Hoxha dhe truproja i tij. Në një dalje publike para mediave, avokati i Hoxhës, Ivi Kaso, akuzoi Policinë e Shtetit se fshehu ngjarjen dhe mbuloi autorët e sulmit, që sipas tij ngelën të plagosur Hoxha dhe truproja i tij, Fation Dani.

“Policia ka fshehur ngjarjen. Policia e shtetit ka marrë të gjitha masat për mos të ndjekur agresorët dhe mbron ata që sulmojnë. Në gjendje të rëndë është truproja i Florenc Hoxhës, Fation Dani, por është dëmtuar dhe kreu i INUV. Edhe pse është parë që janë dëmtuar, nuk janë lejuar që të ti nënshtrohen ekspertizës. Ndërsa agresorët gjendjen të lirë, ndërsa Hoxha gjendet në ambientet e paraburgimit, ndërsa Dani në spitalin e Traumës në operacion.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: