Është proceduar penalisht Florenc Hoxha, pasi ka dhunuar nmjë 36-vjeçar, për shkak se pretendonte se shpërndante ushqime për fushatë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ku ish kreu i Policisë Bashkiake i ka bllokuar rrugën mjetit, në të cilin udhëtonte 36-vjeçari Bledar Goga.

Përfaqesuesi i Partisë Demokratike pretendonte se në këtë mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës.

Hoxha është konfliktuar me 36-vjeçarin duke e goditur me grusht. Materialet u referuan në Prokurori, qofte për Hoxhën, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb