DURRËS

Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë duke liruar nga qelia Edmond Vogën, i cili u kap me armë pa leje një muaj më parë në një makinë të blinduar dhe me fenelina policie.

Po ashtu Edmond Voga sakuzohet për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në 2018.

Sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore, Ilia Ilia doli nga godina e Gjykatës kur dy persona iu vërsulën duke e grushtuar. Nga spitali Ilia akuzonte prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja se kishte udhëzuar për ta dhunuar atë.

Apeli e ka lënë Edmond Vogën në arrest shtëpie duke e liruar nga qelia. Por gjithashtu Voga është i njohur për shkak të një fotoje bashkë me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja i cili është akuzuar nga qeveria dhe mazhoranca si një gjyqtar ”KÇK”, ku fill pas këtyre akuzave iu bë edhe një atentat më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit ku i shoqëruar nga ”Rrumi i Shijakut”, apo Aleksandër Laho fuoristrada e tij u qëllua me breshëri plumbash por ai së bashku me mikun e tij arritën të shpëtojnë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb