Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit,pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij dhe ka dëmtuar automjetin e kushërirës së saj  ku i ka vjedhur dhe sendet personale.

Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës”,” Vjedhja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin T. Q., 47 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës”, Vjedhja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: