KACANIK- Një i ri që dhunoi bustin e Skënderbeut në korrik në Kaçanik, është rrahur në shenjë hakmarrje. Personi që dhunoi bustin e Skënderbeut dhe që është dhunuar, quhet Jeton Vërbani, siç raporton Gazeta Express.

Ata që përdhosën bustin e Skënderbeut në Kaçanik janë anëtarë të shoqatës “Rinia Islam-Kaçanik”, një shoqatë e dalë nga shoqata tjetër “Parimi”, që për drejtor (emir në organizimin e tyre) ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri e për zëvendës Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm.
Një organizatë e quajtur Ylliria, thotë se Vërbani është dhunuar nga disa “patriotë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: