Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht dhe ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen 10 Korriku në Shkodër. Burime zyrtare bënë me dije se ka qenë bashkëshortja e tij ajo që ka lajmëruar policinë.

Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa bëri të mundur neutralizimin dhe më pas arrestimin e shtetasit me inicialet R. Sh. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

72740482 2366559930323737 1530661013546860544 N
72740482 2366559930323737 1530661013546860544 N

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb