Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi dhe më pas tentoi të digjte banesën e ish-gruas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet G. M., banues në Karbunarë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish-bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb