MALLAKASTËR- Policia e Mallakastrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke vënë në pranga një 29-vjeçar që dhunonte babain e tij. Mësohet se mbrëmjen e djeshme policia është njoftuar se në fshatin Usojë, Mallakastër,shtetasi Kristi Kamaj, po ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, A.K, 67 vjeç.

Menjëherë u organizua puna nga efektivët e policisë së Komisariatit Mallakastër ku me profesionalizëm bënë ndërhyrjen e shpejtë për neutralizimin e autorit i cili po kanoste me armë zjarri automatik babain e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë model 56, tre krehra automatiku dhe 60 fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb