Një person është fotografuar sot në rrugët e kryeqytetit duke lëvizur i zhveshur. Lidhur me këtë rast, policia e Tiranës ka bërë me dije se ky person vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe pasi ka dhunuar sot familjarët e tij, ka dalë jashtë banesë i zhveshur.

Sa kaq ai është shoqëruar në spitalin psikiatrik, ndërsa në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:

Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: