Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: