Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej të arrestuarve është 19-vjeçari Xh. R., banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb