Policia e Korçës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi R. M., i cili ka dhunuar fizikisht kunatën e tij.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për një 63-vjeçar, pasi nuk ka njoftuar policinë se në banesën e tij ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.
———–
Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: