Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka arrestuar një 66-vjeçar banues në Palokastër, Gjirokastër, pasi dyshohettë jetë autori i dhunës ndaj të moshuarës Pina Qamo, fqinje e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 18 shtator.

NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjieokastër.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: