TIRANË

Policia e Tiranës tregon një panoramë të plotë të asaj që ka ndodhur në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se kanë arrestuar Xh. Xh., 23-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burg për vjedhje.

 

Në pranga ka rënë dhe 25 vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh dhe një celular në automjetin e shtetasit Sh. A. Nga krahu tjetër, 38-vjeçari B. B., është shoqëruar për në rajon, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policië Nr. 4 u bë ekzekutimi i urdhërit për shtetasin Xh. Xh., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin F. B., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi i shtetasit S. M., 25 vjeç, pasi ka vjedhur një sasi lekësh dhe një aparat celular në automjetin e shtetasit Sh. A. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policië Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. F., 51 vjeç, U. G., 28 vjeç, A. M., 49 vjeç, E. K., 36 vjeç, dhe A. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 06.09.2021, shtetasi S. Xh., 64 vjeç, kallëzon se i kanë dëmtuar derën e me një send të fortë (granatë dore e vjetër pa ndezës, e cila nuk ka shpërthyer. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në rrugën “Babë Rexha”, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit D. H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 06.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M. N., 33 vjeç sepse në rrugën “Maliq Muço”, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., 56 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb