ELBASAN – Një 55-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pas dhunës së ushtruar ndaj gruas së tij dhe kërcënimet ndaj djalit.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasin: Gëzim Gogofti, 55 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”  parashikuar nga nenet  130/a dhe 84  të Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: