Policia e Beratit ka arrestuar një person për dhunë në familje si dhe për thyerjen e masës “arrest shtëpie”.

Sipas uniformave blu, shtetasit N. P. pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, është largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Dimal/Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 42 vjeç, banues në Dimal, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur, në fshatin Pobrat, pa lejen e organeve kompetente.

Materalet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb