Janë arrestuar 2 persona në Vlorë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas, i akuzuar për zjarrvënie në fshatin Karahaxh në Sarandë. Në pranga ka rënë 41-vjeçari, J. L., nga Vlora, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, është arrestuar dhe O. H., i akuzuar për vjedhje. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Procedohet në gjëndje të lirë dhe një shtetas për zjarrvënie në fshatin Karahaxh, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin L. J., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim O. H., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.06.2021, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit K. P, 67 vjeç, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra, në pronësi të tij, në fshatin Karahaxh, Sarandë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb